KSHZ-ja i kumtoi rezultatet e para zyrtare nga votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale
						Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasdite i kumtoi informatat e para zyrtare nga votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën dje.
Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, u votua në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa numri i pëgjithshëm i votuesve ishte 1.013.357. Numri i vendvotimeve ku u realizua votimi ishte 1.777, ndërsa numri i përgjithshëm, të cilët kanë votuar, është 424.923 ose 41,93 për qind. Numri i fletvotimeve të pavlefshme është 23.930, ndërsa i atyre të vlefshme 404.464.
Për kryetar të Qytetit të Shkupit në dhjetë komunat e Shkupit kanë votuar 474.304 votues, ndërsa në territorin e Shkupit 167.575 votues. Numri i përgjithshëm i fletvotimeve të papërdorura është 306.729, numri i vletvëtimeve të vlefshme është 157.047, ndërsa i atyre të pavlefshme 10.528.
Për kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionin, Orce Gjorgjievski në rrethin e dytë kanë votuar 95.572 votues ose 50,03 për qind, ndërsa për kandidatin e Së Majtës, Amar Mecinoviq kanë votuar 61,475 ose 36,69 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
“Nga sot, nga ora 16:30, nga shpallja e rezultateve fillestare zyrtare, në 48 orët e ardhshme, deri të mërkurën deri në orën 16:30, fillojnë afatet për ankesat e mundshme bazuar në rezultatet fillestare e shpallura zyrtare, si dhe për zbatimin e procedurës për përcaktimin e rezultateve të votimit. Ankesat dorëzohen drejtpërdrejtë në KSHZ, dorëzimi elektronik nuk lejohet”, tha Kondarko.
Sipas tij, nëse ka ankesa, afati për publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale do të jetë e hëna ose më së voni e marta.
“Nëse deri të mërkurën, deri në skadimin e afatit për paraqitjen e ankesave në ndonjë nga 32 komunat, nuk parashtrohen ankesa, KSHZ të enjten do të publikojë rezultatet përfundimtare për ato vende ku nuk ka ankesa. Nëse parashtrohen ankesa, KSHZ ka afat prej 72 orësh për të vendosur për ankesat. Kjo është diku rreth të shtunës. Pastaj, pas vendimeve të KSHZ, ka afat prej 24 orësh për paraqitjen e ankesave në Gjykatën Administrative. Kjo do të jetë më së voni deri të dielën. Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh për të vendosur për ankesat. Pra, afatet për Gjykatën Administrative për të vendosur do të jenë deri të hënën. E hëna ose më së voni e marta, pas vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative, do të jetë afati i fundit për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Rezultatet përfundimtare do të shpallen në seancë të KSHZ-së, për të cilën opinioni do të njoftohet në kohën e duhur”, theksoi Kondarko.
Afatet për parashtrimin e ankesave bazuar në procedurën e votimit kanë filluar dje nga ora 19:00.

