KSHZ: Deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 persona të sëmurë ose me aftësi të kufizuara
Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose me aftësi të kufizuara, të cilët kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 qytetarë, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Në 14 institucionet ndëshkimore–korriguese, ku të drejtën e votës e kanë 1.256 persona që po vuajnë dënim me burg ose ndodhen në paraburgim, deri në orën 18:30 kanë votuar 588 votues.
Ndërkohë, nga 214 persona të vendosur në institucionet për kujdes jashtëfamiljar, deri në orën 18:30 kanë votuar 125 prej tyre, bëri të ditur KSHZ.
Sipas njoftimit, procesi i votimit për të gjitha këto kategori është zhvilluar pa pengesa, pa probleme dhe pa ndonjë parregullsi të evidentuar.
KSHZ ka sqaruar se rezultatet e votimit të këtyre kategorive – personat e sëmurë, të paaftë, të burgosur dhe ata në shtëpitë e të moshuarve – nuk publikohen veçmas sot.
Çdo fletëvotim është vendosur në zarfa të mbyllura dhe futur në kutitë e votimit, të cilat do të hapën dhe numërohen së bashku me votat e tjera ditën e zgjedhjeve.

