KSHZ: Dalja deri në orën 18:30 ka qenë 46,65%

KSHZ: Dalja deri në orën 18:30 ka qenë 46,65%

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në konferencën e parë për media pas mbylljes së vendvotimeve, ka bërë publike të dhënat paraprake për pjesëmarrjen në votime.

Sipas informacioneve zyrtare, deri në orën 18:30, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 46.65% e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

KSHZ theksoi se këto të dhëna janë paraprake dhe pjesëmarrja përfundimtare do të konfirmohet pas përpunimit të plotë të të gjitha rezultateve nga vendvotimet.

MARKETING