Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut ndihmon me 10 mijë euro të prekurit nga përmbytjet në Bosnjë

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut ndihmon me 10 mijë euro të prekurit nga përmbytjet në Bosnjë

 

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kontaktuar me Kryqin e Kuq të Bosnjë-Hercegovinës dhe sipas vlerësimit të nevojave të tyre është ofruar ndihmë në burime materiale, teknike dhe njerëzore për përballimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet.

Nga rezervat e veta Kryqi i Kuq i RMV-së ka nxjerrë mjete në vlerë prej 10.000 euro si ndihmë fillestare për popullatën e dëmtuar.

Reshjet intensive, të cilat prekën pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke marrë jetë njerëzish dhe dëme të mëdha materiale.

Më shumë se 20 zona banimi janë shkatërruar plotësisht dhe jeta dhe shëndeti i qindra familjeve janë në rrezik të madh. Sipas informacioneve të deritanishme janë humbur 24 jetë dhe një numër i madh i të zhdukurve.

 

 

MARKETING