Kryevepër nga Valverde, Reali fiton në shtesë dhe ndjek Barcelonën

Kryevepër nga Valverde, Reali fiton në shtesë dhe ndjek Barcelonën

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Rasti i parë serioz për madrilenët erdhi në minutën e 61-të kur goditjen me kokë të Jude Bellingham e priti për mrekulli Unai Simon.

Në minutën e 67-të Federico Valverde iu afrua seriozisht golit me një goditje të fuqishme nga distanca e cila përfundoi pak centimetra larg portës.
Po luhej minuta e 80-të e ndeshjes kur Real Madridi mendoi se kaluan në epërsi me golin e Vinicius, por ai u anulua për pozicion të parregullt të Endrick.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të Real Madridit në garë për titull, madrilenët gjetën golin e fitores.

Në minutën e 93-të të takimit Valverde shënoi një euro gol për 1-0 duke mos i lënë asnjë mundësi portierit të reagojë.

Me këtë fitore Real Madridi shkon në kuotën e 69 pikëve dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës që është lidere me 73 sosh.

MARKETING