Kryetari i Partisë së Unitetit të Madh (BBP) nga Turqia, Mustafa Destixhi u takua me përfaqësuesit e shoqatës kulturore “Köprü”
Kryetari i Partisë së Unitetit të Madh (BBP), Mustafa Destixhi, mbrëmë ka vizituar anëtarët dhe përfaqësuesit e shoqatës “Köprü”, ku mes tjerash kishte edhe një bashkëbisedim me të rinjtë e Shkollës Rinore “Köprü”.
Në këtë bashkëbisedim me të rinjtë e Kopru-s, Destixhi foli për vizionin dhe aktivitetet e Republikës së Turqisë ndaj Ballkanit dhe botës turke. Në fjalën e tij, ai gjithashtu theksoi rëndësinë për iniciativat në fushën e arsimit, kulturës, industrisë së mbrojtjes, ekonomisë dhe diplomacisë, si dhe për rrugëtimin historik të turqve në Ballkan dhe objektivat e Turqisë për të ardhmen.
Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës kulturore “Köprü”, Hüsrev Emin, e informoi z. Destixhi në mënyrë të detajuar për aktivitetet dhe projektet që shoqata “Köprü” zhvillon në fusha të ndryshme.
Programi përfundoi me sesionin e pyetje-përgjigjeve, ndarjen e dhuratave simbolike dhe realizimin e një fotografie të përbashkët familjare.

