Kryetari i Kuvendit të RVM-së, Afrim Gashi takon Bill Gates në Forumin e Dohas 2025

Kryetari i Kuvendit të RVM-së, Afrim Gashi takon Bill Gates në Forumin e Dohas 2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale takimin e tij me bashkëthemeluesin e ‘Microsoft’-it, Bill Gates, në kuadër të Forumit të Dohas 2025. Në këtë takim u diskutua mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave globale dhe mbështetjen e projekteve që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në margjina të Forumit të Dohas 2025, pata kënaqësinë të takoj Bill Gates, bashkëthemelues i “Microsoft” dhe filantrop i njohur global. Vlerësova përkushtimin e tij ndaj zgjidhjeve inovative që adresojnë sfidat globale, ndërsa bashkëbiseduam për rëndësinë e teknologjisë dhe mënyrat se si mund të mbështeten projekte që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm. Gjatë Forumit, ai adresoi krizat globale, duke u përqendruar në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe në parandalimin e katastrofave që mund të kërcënojnë stabilitetin global”, ka shkruar në facebook kryetari i Kuvendit të RVM-së, Afrim Gashi.

MARKETING