Kryetari i Kuvendit, Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc

Kryetari i Kuvendit, Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, realizoi takim me raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Politikë të Jashtme (AFET), Tomas Vajc.

Në takim, siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, Gashi ka theksuar se Maqedonia e Veriut vazhdon të punojë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përmes dialogut në frymën e vlerave evropiane dhe në procesin e reformave që duhet të çojë në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik. Ai ka shfaqur shpresë se Rezoluta, tëc ilën do ta përgatis si raportues, do ta pasqyrojë gjendjen reale.

Eurodeputeti austriak Vajc dhe njohësi i gjendjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor e ka informuar Gashin me zhvillimet aktuale në Parlamentin Evropian, funksionimin e grupeve politike dhe mënyrën e marrjes së vendimeve, si dhe mendimet për disa reforma në kontekst të vendimeve për zgjerim.

“Bashkëbiseduesit përshëndetën miratimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të inkurajojë rajonin të përgatitet për anëtarësim në BE. Kushtëzimi i ndarjes së mjeteve me zbatimin e reformave konkrete, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, të drejtave themelore, qeverisjes ekonomike, përforcimit të institucioneve demokratike dhe reformës së administratës publike, do të përshpejtojë reformat e nevojshme socio-ekonomike dhe themelore”, thuhet në kumtesë.

Gashi e ftoi Vajcin që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, me qëllim që, siç thuhet, të njihet me situatën në vend, zbatimin e Agjendës së reformave dhe të gjitha aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me aspiratat tona për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës së punës në Parlamentin Evropian, sot u takua me Tijs Ruten, raportues për Maqedoninë e Veriut në hije në emër të partisë politike të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, Gashi e ka informuar bashkëbiseduesin me ngjarjet aktuale në planin e integrimit evropian të vendit. Bashkëbiseduesit, siç thuhet, kanë theksuar se BE-ja duhet të dërgojë porosi të qartë dhe të fuqishme në këtë moment kritik që të fillojë me hapjen e kapitujve, pasi ashtu qytetarët do ta marrin vizionin e pritur për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Në takimin, Ruten ka informuar se një nga detyrat e para të komisares së re për zgjerim, Marta Kos është ta vizitojë rajonin, me ç’rast, siç thuhet, do të tentojë ta mbajë qasjen e balansuar. Ai ka theksar se me rëndësi është edhe mbajtja e këtij fokusi edhe me 26 vendet e tjera anëtare të BE-së, që të krijohen kushte për krijimin e porosive të qarta në anën e BE-së, të cilat do të jenë konfirmim i tërë asaj që vendi e ka arritur deri tani.

“Biseda me Rutenin ishte e përqëndruar në bashkëpçunimin e ardhshëm, me ç’rast kryetari Gashi ka shprehur bindje se përbërja e re e Kuvendit dhe përbërja e re e Parlamentit Evropian do ta mbajnë dinamikën e komunikimit dhe bashkëpunimit të rregullt përmes Komitetit të përzier parlamentar dhe do të punojnë së bashku në agjendën e BE-së të vendit, përmes vlerësimit të progresit të arritur në zbatimin e reformave kyçe dhe punës në fushat, në të cilat nevojitet përparim i mëtejshëm”, thuhet në kumtesë.

MARKETING