Kryetari i Komisionit Zgjedhor: Procesi zgjedhor i qetë në gjithë Türkiyen
Kryetari i Komisionit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, tha se procesi i votimit në zgjedhjet e sotme lokale ka përfunduar pa probleme, me incidente të vogla të izoluara.
Në gjithë Türkiyen qendrat e votimit u mbyllën dhe filloi numërimi i votave. Votuesit zgjodhën sot zyrtarët e rinj të autoriteteve lokale.
Para selisë së YSK-së, Yener u ka kujtuar gazetarëve se të drejtën e votës kanë 61.441.882 votues të regjistruar në 207.848 qendra votimi dhe se në garën zgjedhore kanë marrë pjesë 44 parti politike.
“Procesi i votimit u përfundua pa asnjë problem, përveç disa incidenteve të izoluara”, tha Yener.
Ai shtoi se informacionet për rezultatet nga kutitë e numëruara tashmë janë futur në sistemin e unifikuar dhe se të gjitha informacionet ndahen me partitë politike.
“Ata do të vazhdojnë të monitorojnë rezultatet e zgjedhjeve. Shpresoj që këto zgjedhje lokale të jenë të dobishme për vendin tonë, kombin tonë dhe partitë tona politike”, tha Yeren dhe shtoi se do të shqyrtojë çështjen e përfundimit të mëhershëm të ndalimit të publikimit të rezultateve zgjedhore, e cila është në fuqi deri në 21:00 sipas orës lokale.