Kryetari i Fondacionit ALSAR priti një grup akademik nga RMV dhe Kosova

Kryetari i Fondacionit ALSAR priti një grup akademik nga RMV dhe Kosova

Fondacionin ALSAR e vizitoi më 27 qershor një grup akademik nga Mqedonia e Veriut dhe Kosova. Ata u pritën nga kryetari i institucionit, Mehdi Gurra.

MARKETING

Të ardhur në Tiranë në kuadër të seminarit të parë ballkanik mbi turkologjinë, organizuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë nën kujdesin e Fondacionit Turk Maarif, vizitorët patën një bisedë mjaft të këndshme me mikpritësin.

Doc. dr. Seyhan Murtezan İbrahimi, zëvendësrektore e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Maqedoninë e Veriut, doc. dr. Elsev Brina Lopar, shefe e programit në gjuhën turke në Universitetin Ukshin Hoti në Kosovë, prof. dr. Osman Emin, drejtues i degës së gjuhës dhe letërsisë turke në Universitetin Kiril ve Metodiy në Maqedoninë e Veriut, dr. sc. Eljesa Ismaili, drejtues i degës së gjuhës dhe letërsisë turke në departamentin e gjuhëve lindore të Fakultetit të Filozofisë së Universitetit të Tetovës, Berna Beyoğlu dhe Banu İsmaili, në degën e mësuesisë së gjuhës turke në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Maqedoninë e Veriut, u falënderuan nga kryetari, z. Gurra, për vizitën dhe u njohën përmes tij për aktivitetin 19-vjeçar të Fondacionit ALSAR.

Mehdi Gurra u foli vizitorëve për veprimtaritë në fushën e turqishtes, për kurset në kryeqytet, në Kukës dhe Konispol, për mësimin e turqishtes nga jetimët, nga nxënës dhe nxënëse të dy qyteteve në veri e jug të vendit. Mësimdhënia – u shpjegoi ai atyre – në këto kurse bëhet nga dy pedagogë të sjellë nga Ministria e Arsimit në Turqi dhe të paguar prej saj.

Botimet e ALSAR-it në gjuhën turke, mes tyre ai për marrëdhëniet shqiptaro-turke, apo përmbledhja e kumtesave të simpoziumit mbi vakëfet në Ballkan, u vunë në dukje po ashtu në bisedë nga Gurra.

Vizitorët panë më pas ambientet e fondacionit dhe librarinë e tij, ku morën si dhuratë nga kryetari i ALSAR-it botime në gjuhën turke dhe në dy gjuhët, shqip dhe turqisht.

Shprehja e konsideratave nga miqtë dhe falënderimi për mikpritjen ishin pjesë e natyrshme e vizitës.

MARKETING