Kryetari i BFI-së: Njohja e diplomave të medresesë një fitore e madhe, falënderime për të gjithë përkrahësit

Kryetari i BFI-së: Njohja e diplomave të medresesë një fitore e madhe, falënderime për të gjithë përkrahësit

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Kryetarit të saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka njoftuar opinionin publik se Qeveria e vendit ka miratuar Projektligjin për shkollat e mesme fetare. Ky ligj siguron njohjen e diplomave të nxënësve të Medresesë Isa Beu nga të gjitha institucionet akademike brenda dhe jashtë vendit.

Reisul Ulema Shaqir ef. Fetai falenderoi Kryeministrin, zv. Kryeministrin e parë, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, si dhe strukturat shtetërore për përkrahjen dhe kontributin e tyre në arritjen e akreditimit të kësaj institucioni edukativo-arsimor.

Në fjalën e tij, Reisul Ulema përgëzoi ekipin negociues të Bashkësisë Fetare Islame, të udhëhequr nga Drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami dhe Prof. Dr. Qufli Osmani, për angazhimin e palodhshëm që solli këtë sukses të rëndësishëm.

Përkrahje të madhe për këtë iniciativë kanë shprehur edhe myftitë dhe strukturat e Bashkësisë Fetare Islame.

Reisul Ulema shprehu shpresën që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të miratojë ligjin, duke theksuar rëndësinë e tij për familjet dhe nxënësit, si dhe për avancimin e vlerave euroatlantike në vend.

Gjithashtu, Reisul Ulema uron Kishën Ortodokse Maqedonase për akreditimin e Shkollës së Mesme të Bogosllavisë, duke i dëshiruar suksese në avancimin e arsimit fetar dhe kultivimin e vlerave morale, paqes dhe tolerancës në shoqërinë maqedonase.

MARKETING