Kryeparlamentari Gashi takim me përfaqësues të Programit për Mbështetje Parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, zhvilloi një drekë pune me përfaqësuesit e Programit për Mbështetje Parlamentare, të udhëhequr nga z. Robert Scott Hazlett. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i ri i Zvicrës në vend, z. Christoph Sommer.
Gjatë diskutimeve u shqyrtuan prioritetet kryesore të Kuvendit për vitin 2026, si dhe u theksuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të forcimit të kapaciteteve parlamentare.
Programi për Mbështetje Parlamentare vlerësohet si një partner kyç në mbështetjen e zhvillimit institucional, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e efikasitetit në punën e Kuvendit, duke kontribuar në konsolidimin e funksionimit të institucioneve demokratike në vend.