Kryeministri sirian thotë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Asadit pas rënies së regji’mit

Kryeministri sirian thotë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Asadit pas rënies së regji’mit

Kryeministri sirian Mohammad Ghazi al-Jalali tha sot se ai nuk është në dijeni të vendndodhjes së presidentit të rrëzuar Bashar al-Asad, transmeton Anadolu.

“Nuk kam asnjë informacion për vendndodhjen e tij”, tha ai për kanalin Al-Arabiya.

Ai tha se kontakti i tij i fundit me Asadin ndodhi të shtunën për të diskutuar një çështje shërbimi.

“Që atëherë, nuk kam asnjë informacion për presidentin e rrëzuar sirian apo ministrin e tij të mbrojtjes”, shtoi ai.

Asad u largua nga Siria në një vend të panjohur pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e kryeqytetit Damask herët të dielën, duke shënuar rënien e regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet në Siri që nga viti 1963.

Zhvillimi erdhi pothuajse një javë pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Halepit, një qytet i madh në Sirinë veriore.

Mediat e huaja thanë se Asad mund të ketë ikur nga Siria në Rusi ose në një shtet fqinj të Lindjes së Mesme.

MARKETING