Kryeministri Rama takon në Abu Dhabi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Rama takon në Abu Dhabi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Abu Dhabi​​​​​​​ me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.

“Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me takimin.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe “për të shprehur solidaritetin vëllazëror me vendin mik dhe me Presidentin Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, në këtë periudhë të trazuar për vendet e Gjirit Arabik”.

Gjithashtu thuhet se Rama theksoi besimin se Emiratet e Bashkuara Arabe “do të dalin më të forta se kurrë nga kjo sprovë, pavarësisht sfidave të një konflikti ku janë bërë shënjestër e sulmeve të pajustifikuara”.

MARKETING