Kryeministri Mickoski premton rregullimin ligjor të tregut të kriptovalutave
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka premtuar rregullimin ligjor të tregut të kriptovalutave. Ai ka thënë se po punojnë seriozisht për këtë çështje, duke shpresuar se rregullimi i këtij tregu do të rezultojë me më shumë para në buxhet e më shumë mirëqenie për qytetarët. “Një pjesë e vizitave të personaliteteve që kanë ardhur nga SHBA-ja dhe vendet e tjera evropiane janë të fokusuara në këtë temë”, ka deklaruar Mickoski. /SHENJA/