Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Bërvenicës

Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Bërvenicës

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Bërvenicës, me ç’rast do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës “Kosta Racin” në fshatin Bërvenicë.

Projekti u financua nga Qeveria, me vlerë prej 9.211.939 denarë.

Pastaj, siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës në fshatin Miletinë, ku është paraparë të japë deklaratë për media.

Projekti përfshin asfaltimin e plotë të rrugës, një pjesë e së cilës u financua nga Qeveria me vlerë prej 5.425.315 denarë, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i Komunës së Bërvenicës, me vlerë prej 11.000.000 denarë.

MARKETING