Kryeministri Mickoski në vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit

Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Presidenti, së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikolloski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunskin, ministren e Financave Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe ministrin për Eurointegrime Orhan Murtazani, do të marrin pjesë në një numër të madh takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në margjinat e samitit, por edhe në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Presidentit të Qeverisë i janë paraparë shumë takime bilaterale, për të cilat do ta informojmë publikun me kohë.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, delegacioni qeveritar do të realizojë edhe disa takime ekonomike pune, të cilat do të përbëjnë një hap përpara në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy palëve.