Kryeministri Mickoski do ta presë kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot pasdite, në ora 15:45 do të presë dhe do të jetë nikoqir i vizitës së Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Sipas axhendës një takim kokë më kokë do të mbahet në Qeveri në orën 15:50.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se nga vizita e ardhshme e Von der Leyen në Shkup dhe takimi me të, ai pret riafirmimin e qëndrimit se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE, dhe shpreson se në atë proces do të ketë rezultate edhe nga Unioni Evropian.
Siç njofton Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit të saj në Shkup, Von der Leyen do të takohet me Presidenten maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.