Kryeministri Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
MARKETING
Pas një fitoreje dramatike dhe historike në transfertë ndaj Sllovakisë, kombëtarja e Kosovës ka bërë një hap gjigant drejt realizimit të ëndrrës për pjesëmarrje në Kupën e Botës 2026.
MARKETING
Menjëherë pas ndeshjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar publikisht përmes një postimi emocionues, duke përgëzuar ekipin dhe tifozët për këtë arritje të madhe.
Reagimi i plotë i Albin Kurtit:
“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne”.
“Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam”.
“Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

