Kryeministri i Norvegjisë: Situata në Gaza është “shqetësuese dhe e dhimbshme”

Kryeministri i Norvegjisë: Situata në Gaza është “shqetësuese dhe e dhimbshme”

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, duke theksuar se situata në Gaza është “shqetësuese dhe e dhimbshme”, tha se mosrespektimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare kanë shkaktuar “barbarizëm”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetën VG, Store vuri në dukje se situata në Gaza, ku vazhdojnë sulmet izraelite, është “shqetësuese dhe e dhimbshme”.

Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare humanitare përcakton parimet mes “njerëzimit dhe barbarizmit”, duke shtuar: “Nëse nuk ndiqen këto parime, si në Gaza, do të gjejmë veten në barbarizëm”.

Store tërhoqi vëmendjen se organizata të rëndësishme si Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë ngritur alarmin për Gazën dhe se situata është shumë e rëndë atje.

Duke theksuar se është shqetësuese që mijëra njerëz po përballen me urinë, vdekjen dhe sëmundjet në veri të Gazës, Store tha: “Ata (palestinezët) mendojnë se askund nuk është i sigurt”.

MARKETING