Kryeministri i Malajzisë paralajmëron se konfliktet në Sudan mund të arrijnë në përmasat e “gjenocidit”

Kryeministri i Malajzisë paralajmëron se konfliktet në Sudan mund të arrijnë në përmasat e “gjenocidit”

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, paralajmëroi se mizoritë në El-Fasher, kryeqyteti i shtetit të Darfurit të Veriut në perëndim të Sudanit, “mund të arrijnë përmasa gjenocidale”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Anwar bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve në Sudan dhe një ndërprerje të menjëhershme të dhunës.

“Ajo që po dëshmojmë është një katastrofë humanitare. Vrasjet masive, uria dhe zhvendosja po ndodhin në një shkallë që trondit ndërgjegjen. Raportimet për mizori që mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe madje edhe gjenocid janë të papranueshme”, tha Anwar, duke shprehur solidaritetin e Malajzisë me popullin sudanez.

Anwar i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime për të siguruar akses humanitar dhe paqe në rajon.

– Konfliktet në Sudan dhe shkeljet nga forcat e RSF

Sudani që nga 15 prilli 2023 ka qenë skenë e konflikteve të dhunshme midis ushtrisë dhe RSF-së me mbështetje të huaj.

El-Fasher, qyteti më i madh në rajonin e Darfurit në perëndim të vendit, u vu kryesisht nën kontrollin e RSF-së pas luftimeve të ashpra.

Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga qyteti për shkak të luftimeve ndërsa në videot e shpërndara nga anëtarët e RSF-së janë paraqitur momente ku RSF-ja zhvendos me forcë civilët dhe vret e torturon shumë njerëz të paarmatosur.

MARKETING