Kryeministri britanik i përgjigjet kërcënimit rus: Ne do të jemi aty për Ukrainën

Kryeministri britanik i përgjigjet kërcënimit rus: Ne do të jemi aty për Ukrainën

Kryeministri britanik, Andy Burnham, deklaroi sot se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përballjen me pushtimin rus, pavarësisht paralajmërimeve të Moskës për pasoja ndaj Londrës.

MARKETING

Description of image

“Mbretëria e Bashkuar po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë, të mbështesë 100 përqind Ukrainën kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin”, tha Burnham para gazetarëve.

Ai theksoi se Londra po i ofron Kievit ndihmën e nevojshme që Ukraina të mund të mbrohet dhe se kjo politikë nuk ka ndryshuar me ardhjen e tij në detyrë.

“Ne nuk jemi miq vetëm në ditë të mira. Do të jemi pranë Ukrainës në momentin e saj më të vështirë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi kryeministri britanik.

Deklaratat e Burnham vijnë një ditë pasi Ambasada e Rusisë në Londër paralajmëroi Britaninë se do të “mbajë përgjegjësi” për pasojat e bashkëpunimit të saj ushtarak me Ukrainën.

Paralajmërimi rus u bë pas raportimeve se dronë të prodhuar në Britani janë përdorur nga Ukraina në sulme në distancë të gjatë kundër objektivave në territorin rus.

MARKETING