Kryediplomati turk dhe ai egjiptian takohen në Bagdad
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar në kryeqytetin irakian Bagdad me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, transmeton Anadolu.
Ministria turke nuk dha hollësi të mëtejshme lidhur me takimin.
Sesioni i 52-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) nisi sot në Bagdad.
Takimi, i cili mbahet nën temën “Dialogu dhe solidariteti: Dy shtylla thelbësore për promovimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, pritet të trajtojë sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, si dhe zhvillimet në zona të tjera të konfliktit në botën islame.

