Kryediplomati turk dhe ai amerikan pajtohen për të vazhduar bashkëpunimin bazuar në respektin dhe besimin reciprok

Kryediplomati turk dhe ai amerikan pajtohen për të vazhduar bashkëpunimin bazuar në respektin dhe besimin reciprok

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan dhe sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, kanë ra dakord për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh bazuar në respektin dhe besimin reciprok, raporton Anadolu.

Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri turk telefonoi homologun e tij amerikan për ta uruar për postin e tij të ri dhe për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy ministrat rikonfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit si dy aleatë, si dhe theksuan rëndësinë e koordinimit për çështjet rajonale.

MARKETING