KRRE: Në dy muajt e parë të këtij viti në shtet ka 88 centrale elektrike diellore të reja

KRRE: Në dy muajt e parë të këtij viti në shtet ka 88 centrale elektrike diellore të reja

Gjatë dy muajve të parë të vitit, në vend janë ndërtuar 88 centrale elektrike diellore të reja, me fuqi prej 29 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, të cilat morën lienca për punë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE).

Nga KRRE informojnë se nëse analizohen numrat në mënyrë kumulative, që kur u regjistrua trendi i interesit të rritur për investime në burimet e rinovueshme, për vetëm 14 muaj, KRRE-ja ka dhënë licenca për 355 centrale elektrike diellore, fuqia e përgjithshme e të cilave mund t’i plotësojë nevojat për energji elektrike të amvisërive me konsum mesatar të tetë qyteteve në vend.

“Jeni dëshmitarë se interesi për ndërtimin e centraleve elektrike diellore po rritet shumë shpejtë nga muaji në muaj. Deri në fund të shkurtit, të dhënat e fundit tregojnë se për vetëm 14 muaj, 1 janar 2022 deri më 28 shkurt 2023 në vend ka centrale elektrike diellore me kapacitet të instaluar maksimal prej 181.2 MW nga burimet e rinovueshme, që mund t’i plotësojnë nevojat e 72.500 amvisërive, të cilat kanë konsum mesatar të energjisë elektrike”, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.

MARKETING