Kroos vazhdon me Real Madridin edhe për një vit

Kroos vazhdon me Real Madridin edhe për një vit

Toni Kroos do të qëndroj te Real Madridi deri në qershor të 2024.
Gazeta spanjolle Marca, raporton se mesfushori gjerman ka pranuar të vazhdoj kontratën edhe për një vit, transmeton IndeksOnline.

Real Madridi i kishte ofruar Kroosit vazhdimin e kontratës edhe vitin e kaluar, por ai kishte refuzuar jo se nuk kishte dëshirë, por nuk ishte i bindur për shkak të dyshimit që kishte se si do të përgjigjej trupi dhe koka e tij.

Kroos, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu si kampion bote pas triumfit të Gjermanisë në Brazil, nga viti 2014 ka fituar nëntëmbëdhjetë tituj që kur iu bashkua Real Madridit.

Trofeu i vetëm që i mungon në këto 10 vite me klubin mbretëror është Kupa e Spanjës, ku Reali këtë vit është në finale dhe do të përballet me Osasunen./

MARKETING