Kroos rinovon edhe për një vit me Realin

Kroos rinovon edhe për një vit me Realin

Toni Kroos do të luajë për skuadrën e Real Madridit të paktën edhe në edicionin e ri. Klubi spanjoll ka njoftuar të mërkurën se Kroos e ka rinovuar edhe për një vit kontratën me Realin që i skadonte në fund të këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, gjermani do të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit të ardhshëm.
33-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Bayern Munichu dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh me skuadrën nga La Liga.

Në total, Kroos ka fituar 20 trofe me fanellën e Realit, përfshirë këtu edhe katër herë Ligën e Kampionëve përgjatë nëntë edicioneve.
Në total, Kroos ka regjistruar 417 paraqitje për Realin deri më tani në të gjitha garat.

MARKETING