Kroos i del në krah Vinicius-it: E lehtë të gjykosh, as mua s’më pëlqente kur më zëvendësonin

Kroos i del në krah Vinicius-it: E lehtë të gjykosh, as mua s’më pëlqente kur më zëvendësonin

Toni Kroos nuk ka hezituar të mbrojë Vinicius, për reagimin e bërë nga sulmuesi brazilian pas zëvendësimit nga Alonso.

“Kur je në ndeshje ku po performon shumë mirë, veçanërisht në një ndeshje si kjo, nuk je i lumtur kur shikon se duhet të dalësh nga fusha. As mua nuk më ka pëlqyer kurrë të më zëvendësojnë. Por, për të qenë i drejtë, nuk kam shkuar kurrë direkt në dhomën e zhveshjes më pas.

“Gjithmonë mund të gjykosh nga jashtë, por nga eksperienca personale mund të them se në një Clásico para 80,000 spektatorëve gjëja e fundit që do është të largohesh përpara kohe. Shumica e atyre që e gjykojnë thjesht nuk mund ta vendosin veten në vendin e tij”, tha Kroos.

 

MARKETING