Kriza thellohet në Çair, Makedonija GJP i shkakton Shkupit humbjen e 7-të

Futbollistët e Makedonija Gjorçe Petrovit arritën ta justifikojnë rolin e lehtë të favoritit, duke e mposhtur Shkupin në stadiumin “Çair” me rezultatin 2:0, në ndeshjen hapëse të javës së 7-të në elitën e futbollit vendor. Mysafirët ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe këtë e treguan që në pjesën e parë, duke realizuar dy gola. Goli i parë u shënua që në minutën e parë nga Osei, ndërsa në minutën e 40-të Hristov, nga pika e bardhë, vulosi rezultatin përfundimtar 2:0. Në pjesën e dytë, Shkupi u përpoq disa herë të gjente golin, por mbrojtja e mirëorganizuar e miqve administroi me sukses sulmet e vendasve. Ndryshe, nesër në kuadër të javës së 7-të do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera: Shkëndija – Tikveshi dhe Vardari – Rabotniçki. /SHENJA/