Kriza në futbollin italian, ministri Abodi: Zgjedhjet e menjëhershme nuk e zgjidhin problemin

Kriza në futbollin italian, ministri Abodi: Zgjedhjet e menjëhershme nuk e zgjidhin problemin

MARKETING

‘Nëse mendojmë vetëm për zgjedhje në rast dorëheqjes së Gravinës humbasim një rast të mirë’-kjo është ajo që ka thënë ministri për sportin dhe rininë, Andrea Abodi për RTL teksa foli për atë që po ndodh në Federatën Italiane të Futbollit pas dështimit në objektivin për kualifikim në Botërorin 2026.
‘Çfarë profili duhet? Mendoj se kjo fazë ka nevojë për një kohë veprimi duke vënë në punë tema për të cilat nuk është gjetur një zgjidhje-tha Abodi-uroj që të ketë një komisar për të shkuar më pas te zgjedhjet e reja. Të shkosh menjëherë te ky proces nuk do ta zgjidhte problemin. Tani duhet të gjejmë zgjidhje me një komisar që vjen nga fusha dhe nuk është i kompromentuar me një cikël që e ka mbyllur rrugëtimin e tij. Struktura komisariale është më shumë se një person’

MARKETING

Sample Image

Ministri Abodi foli edhe për kandidaturën e mundshme të Paolo Maldinit.

‘Është një person i mrekullueshëm dhe një futbollist fantastik, ashu sikurse janë edhe shumë të tjerë. Por emrin duhet ta thotë futbolli. Ky është respekti që ne si qeveri duam t’ia japim sistemit futbollistik-shtoi Abodi.

Për ministrin italian të sporteve, është e qartë rruga që duhet ndërmarrë për të rilindur lëvizjen futbollistike në vendin e Apenineve.

‘Duhet të rinisim gjithçka nga të rinjtë dhe nga ata që i stërvisin-shtoi Andrea Abodi duke shtuar se mbështet propozimin e presidentit të Senatit Italian, Ignazio La Russa për përfshirjen e një norme sipas së cilës klubet e Serie A të jenë të detyruara të hedhin në fushë 4 futbollistë italianë.

‘Mendoj pak njësoj si La Russa-tha Abodi-është diçka për të cilën mund të diskutohet edhe me Bashkimin Evropian. Duhet një rregullore që kodifikon të gjithë këtë por ne nuk mund ta imponojmë. Mund të ulemi në tryezë dhe të japim mbështetjen tonë’.

Dhe në fund, Abodi foli edhe për polemikat e forta të shpërthyera mes Gravinës dhe yjeve të sportit italian. ‘Duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Uroj që ky gabim fatal i presidentit Gravina për sportistët e disiplinave të tjera të jetë thjesht një mungesë e kthjelltësisë që në disa raste është normale-tha Abodi

MARKETING