Kriza më e madhe ushqimore në botë që nga Lufta e II Botërore

Kriza më e madhe ushqimore në botë që nga Lufta e II Botërore

Nga 150 milionë që ishte përpara tre vjetësh, numri i njerëzve të uritur nëpër botë ka pësuar një rritje dramatike në  823 milionë.

Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Kriza ushqimore nëpër të cilën po kalon bota sot, e ashpëruar pas luftës ruse në Ukrainë, po përshkruhet si më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Krizat ndikojnë e forcojnë njëra-tjetrën”, ka deklaruar  gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir. Lufta përshpejton spiralen në rënie, që është në rrotullim të shpejtë edhe si pasojë e krizës së klimës dhe shuarjes së llojeve.

Dy miliardë njerëz në planetin tonë nuk kanë qasje të mjaftueshme, qasje të sigurtë në vazhdimësi tek ushqimi, u shpreh ai. Objektivi i OKB-së që t’i japë fund urisë në botë për shumicën e këtyre njerëzve deri në vitin 2023 duket shumë larg që të arrihet.

Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat. 38 vende në kontinentin afrikan janë të varura nga importet e ushqimit. Ata ishin në vështirësi që përpara pandemisë COVID-19, për shkak të problemeve me konfliktet, terrorizmin, me ndryshimin e klimës, që pengonin qasjen në ushqim.

Paskësaj, erdhën pandemia dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, gjendja u përkeqësua shumë më tepër. Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, thotë Jason Clay nga organizata World Wildlife Fund, që trajton pasojat e prodhimit global të ushqimit. Madje pritet edhe keqësime.

“Veç kësaj, nëse shohim parashikimet, deri në 1,5 miliardë vetë do të bëhen refugjatë për shkak të ndryshimit të klimës”, shprehet ai.

MARKETING