Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur sot në Tiranë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ai u pyet nga gazetarët lidhur me kritikat e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

MARKETING

Ai në këtë konferencë për media foli për dialogun Kosovë-Serbi.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun Kosovë-Serbi. Unë uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën, edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike dhe sociale për të mundur të bëjmë avancim. Është e rëndësishme për gjithë rajonin”, tha ai, raporton Telegrafi.

MARKETING