Kremlini: Vlerësojmë punimet dhe iniciativat e presidentit Erdoğan për ruajtjen e paqes

Kremlini: Vlerësojmë punimet dhe iniciativat e presidentit Erdoğan për ruajtjen e paqes

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se i vlerësojnë punimet dhe iniciativat ndërmjetësuese të presidentit Recep Tayyip Erdoğan për ruajtjen e paqes, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov vlerësoi propozimin e kreut të Këshillit Popullor të Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimuhamedov, për të nominuar presidentin Erdoğan për Çmimin Nobel për Paqe.

“Sigurisht i vlerësojmë shumë përpjekjet e Erdoğan-it, punimet e tij për ruajtjen e paqes, iniciativat për ndërmjetësim si dhe qëndrimin e tij lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve Rusi-Türkiye”, deklaroi Peskov.

Lidhur me vendimet e Polonisë dhe Sllovakisë për t’i dorëzuar Ukrainës avionët luftarakë të prodhimit ish-sovjetik, Peskov tërhoqi vëmendjen se vendet në fjalë përpiqen të shkatërrojnë pajisjet e vjetra ushtarake që posedojnë.

“Kjo tregon se çfarë sjellje paraqesin vendet e NATO-s, përfshirë edhe Poloninë dhe rrit nivelin e tyre të përfshirjes së drejtpërdrejtë në konflikt. Sigurisht që dërgesat e pajisjeve ushtarake nuk mund të ndikojnë në rezultatin e operacionit special ushtarak, por mund të krijojnë probleme shtesë për Ukrainën”, tha Peskov.

Ndërsa në lidhje me zgjatjen e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit që u mbajt më 22 korrik 2022 në Istanbul mes Türkiye-s, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe e cila do të përfundojë më 18 mars, Peskov tha se “Rusia e zgjat këtë marrëveshje për 60 ditë”.

MARKETING