Krasniqi protagonist, por fiton Lazio e Hysajt

Krasniqi protagonist, por fiton Lazio e Hysajt

Edhe pse me një lojtar më pak prej minutës së 15-të, Lazio ia doli me sukses në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-tave Conference League teksa mposhti në shtëpi Cluj. Në skuarën rumune protagonist u bë Ermal Krasniqi, lojtari shqiptar i afruar nga Ballkani. Sulmuesi dribloi disa mbrojtës bardhekaltër dhe në fund u ndal nga Patric në mënyrë të parregullt.

Ky i fundit u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Megjithatë, Lazio nuk e humbi kontrollin e ndeshjes dhe në fundin e pjesës së parë gjeti golin e avantazhit me anë të Immobile që duhet theksuar se realizoi një gol spektakolar. Nëj gol që mbeti në fuqi deri në fundin e lojës dhe i jep një avantazh minimal Lazios për ndeshjen e kthimit në javën e ardhshme.

Në ndeshjet e tjera, Aek Larnaca mposhti 1-0 Dnipron, Ludogorets mposhti 1-0 Anderlechtin ndërsa Sheriff Tiraspol u mposht në shtëpi 0-1 nga Partizan i Beogradit.

MARKETING