Krasniqi: Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se s’do ta pranonte

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për ujdinë mes Kosovës e Serbisë në kuadër të takimit të 18 marsit në Ohër.
Ai më tej ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar gjithçka që kishte premtuar se s’do ta pranonte, raporton Zeri.info.

Këto Krasniqi i quajti “mashtrime”, teksa u shpreh se brenga e veteme e partisë së tij është Kosova.
“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij marrëveshja pa njohje reciptoke, e përqendruar në Asociacion dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim politik, për çka u shpreh se do të ketë pasoja të mëdha.
“Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”, shkroi ai në Facebook.

MARKETING