Krasniqi: Heqja e pengesave ligjore do ndalojë diskriminimin e studentëve shqiptarë në punësim

Krasniqi: Heqja e pengesave ligjore do ndalojë diskriminimin e studentëve shqiptarë në punësim

MARKETING

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” shpjegoi masat për të ndaluar diskriminimin e studentëve shqiptarë gjatë procesit të punësimit në administratë.

MARKETING

Sample Image

Ai theksoi se zgjidhja më efektive është heqja e pengesës ligjore që ekziston në ligjin për nëpunës shtetëror. Krasniqi sqaroi se këtë problem e ka diskutuar herët me profesorin Zeqirija Ibraimi, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë për ta adresuar çështjen te faktorët tjerë përkatës.

“Kuptohet që ajo më e mira është largimi i pengesës ligjore që është në ligji për nepunës shtetëror. Të parin të cilin e ka njoftuar rreth kësasj prej politikës aktuale ka qenë profesori Zeqirija Ibraimi. E kam diskutuar këtë problematikë në fillim, kam treguar se qysh dhe çka përmban ky lloj diksriminimi, dhe për hir të korrektësisë më ka dhënë përkrahje maksimale, që kjo më pastaj të vazhdohet dhe në faktorët e tjerë. Kjo çështje don mobilizim, më të madh, faktorëve sepse të intervenohet në ligjin ekzitues që është për nëpunës shtetërorë. Ju e keni zhvilluar si temë ligjin për arsim të lartë. Në ligjin ekzistues për arsim sipëror në nënin 110 dmth bëhet rangimi i unibversiteteve. Dhe rangimi i universiteteve aty është bërë para 12 13 viteve. Në bazë të ligjit duhët të bëhet çdo 3 vite së paku. Tani diskutime janë bërë në raporte zyrtare më të gjithë ata funksionarë që kanë punë me Agjencinë për Administratë, duke u sqaruar atyre, se cila është pengesa që kandidatët të caktuar të cilët ndoshta me vite më radhë janë në ato vende të punës, nuk mund të t’i fitojën vendet e tyre për shkak të kësaj pengese ligjore”, deklaroi Krasniqi. /SHENJA/

MARKETING