Krasniqi: Agjencia për Administratë merret me organizimin e plotë të procesit të një punësimi

Krasniqi: Agjencia për Administratë merret me organizimin e plotë të procesit të një punësimi

MARKETING

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, foli sonte në emisionin “Debat në SHENJA” për procesin e organizimit të një vendi të punës në administratë.

MARKETING

Sample Image

Ai sqaroi se Agjencia është përgjegjëse për të gjitha fazat e punësimit, nga planifikimi fillestar nga institucionet përkatëse, deri te shpallja publike e vendit të punës.

“Agjencia për Administratë mirret me organizimin e plotë të një vendi të punës, në administratë që nga themi planifikimi që bëhet nga një institucion dhe pastaj të fillojë me shpallne publike të atij vendi të punës. Më pastaj në kuadër të Agjencisë për Administratë bëhet selektimi i kandidatëve të cilët Ii plotësojnë konform kërkesave dhe kritereve të cilat janë të parapara në shpallje, më pastaj i nënshtrohet, është një kriter, vetëm ata 10-të më të mirët të cilët në atë shpallje kanë pikë më shumë, i nënshtrohen fazës së provimit dhe 5 nga 10 më të mirët kalojnë në fazën e tretë e cila është intervista”, deklaroi Krasniqi. /SHENJA/

MARKETING