KQZ publikon shifrat: Partia Socialiste fiton në Kamzë, Vorë dhe Elbasan

KQZ publikon shifrat: Partia Socialiste fiton në Kamzë, Vorë dhe Elbasan

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit, në të cilat u votua dhe u numërua në mënyrë elektronike.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Socialiste në Kamzë, Rakip Suli mori 60.65% të votave, duke siguruar një tjetër mandat 4-vjeçar.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha siguroi 35.11%, ndërsa ai i Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari, 4.24%.

Bashkia e Vorës u fitua nga Blerim Shera me 74.28% të votave, teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’, Indrit Hoxha mori 25.72% të votave.

Fitues në Elbasan, u shpall Gledian Llatja, kryebashkiaku aktual me 55.03% të votave. Luçiano Boçi i “Bashkë Fitojmë”, mori 44.97% të votave.

MARKETING