Kovaçevski – Varhelyi: Maqedonia e Veriut duhet sa më parë të bëhet pjesë e BE-së
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ka realizuar takim me komisarin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. Siç njoftojnë nga kabineti i Kovaçevskit, në takim është konfirmuar mbështetja e BE-së për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe është theksuar se Maqedonia e Veriut duhet sa më shpejtë të bëhet pjesë e BE-së.
“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe hapat dhe vendimet që duhet të ndërmerren për të siguruar vazhdimësinë e integrimit evropian dhe në fund të plotë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me Kornizën Negocijuese të vendosur me BE-në. Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Komisionit Evropian, i cili vlerësohet si një shans i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët, të cilët me këtë plan do të ndjehen pjesë e përfitimeve të anëtarësimit në BE edhe para se të anëtarësohemi. Siç u theksua, me këtë plan jemi më afër qëllimit, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin e lëshuar pas takimit mes Kovaçevskit dhe Varhelyi.