Kovaçevski thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kovaçevski thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar sot se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në terminin e rregullt dhe se dështimi eventual i ndryshimeve kushtetuese nuk do të ndikojë në terminin për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai tha se fillimisht do të ketë zgjedhje presidenciale dhe pastaj parlamentare.
“Procedura e ndryshimeve kushtetuese është shumë e qartë. Nisma e Grupit të punës është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ata e kanë dërguar në Qeveri, Qeveria do ta rishikojë dhe më pas do t’ia dorëzojë Kuvendit ku më pas hapet procedura e Komisionit për Çështje Kushtetuese, më pas në seancë plenare dhe edhe një herë shpreh shpresë që të gjithë deputetët do të jenë në nivelin e detyrës që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, kurse interes prioritet i qytetarëve është integrimi në BE, sepse kjo shihet çdo ditë, në 30 vjetët e fundit, qytetarët tanë duan të jetojnë në BE”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

MARKETING