Kovaçevski takon nesër Taravarin, fton të gjithë partitë të bashkohen në frontin evropian

Kovaçevski takon nesër Taravarin, fton të gjithë partitë të bashkohen në frontin evropian

Nesër pritet që të mbahet takim mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.
Kryeministri Kovaçevski, lidhur me takimin ka thënë se nesër me Taravarin do të bisedojnë për “zgjidhje ligjore dhe programore”. Ai ka ftuar të gjithë partitë dhe organizatat joqeveritare që t’i bashkohen “frontit evropian për Maqedoni evropiane”.

“Do të diskutojmë për zgjidhje ligjore dhe programore që mund të zhvillojnë kapacitetin e Kuvendit dhe gjithsesi marrjen e atyre vendimeve që nënkuptojnë vazhdimin e rrugës evropiane dhe arritjen e qëllimit që në vitin 2030 do të jemi pjesë e BE-së”, ka thënë Kovaçevski. /SHENJA/

 

MARKETING