Kovaçevski: Si kryeministër dhe si zëvendësministër i Financave gjithnjë kam punuar sipas ligjeve
Ish kryeministri, ndërsa tani deputet në Kuvend, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se të gjithë punën e tij edhe si kryeministër edhe si zëvendësministër i Financave, e ka kryer në përputhje me ligjet, pasi MPB ka ngritur padi penale kundër tetë personave, duke përfshirë edhe kundër tij, për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
“Atë që mund të them është se gjatë punës së kryeministër dhe zv. ministër i financave jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrje publike as ndonjë shoqërie aksionare në pronësi të shtetërore”, tha Kovaçevski.