Kovaçevski për hyrjen e mundshme të ASH-së në Qeveri: Po, ka gjasa

Kovaçevski për hyrjen e mundshme të ASH-së në Qeveri: Po, ka gjasa

Ka gjasa që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në Qeveri, por kjo do të varet edhe nga marrëveshja politike, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Aleanca për Shqiptarët ka një vullnet të shprehur politik që është “për” konceptin evropian të shtetit. A do të hyjë në Qeveri? Po, ka gjasa për këtë. Ashtu siç kanë thënë liderët e tjerë politikë. Dhe a do të ndodhë kjo? Kjo varet nga marrëveshja politike. Marrëveshja politike ka gjithmonë dy aspekte – njëra është programuese dhe tjetra është kadrovike. Derisa të ndodhë një gjë e tillë, nuk mund të themi me siguri se do të ketë partner tjetër qeveritar”, tha Kovaçevski në një përgjigje të pyetjes së gazetarit në një konferencë për media në Qeveri, ku bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ai informoi për procesin e skriningut dhe aktivitetet e mëposhtme lidhur me integrimet në BE.

Kryeministri thekson se është e hapur mundësia për të gjithë ata që duan t’i bashkohen konceptit të Maqedonisë së Veriut evropiane dhe tani është koha për ta bërë këtë, sepse siç tha ai, nga ne varet anëtarësimi më i shpejtë i vendit në Bashkimin Evropian.

“Shumica qeveritare nuk është aspak në pyetje, sepse po të shikosh deklaratat publike të të gjithë faktorëve politikë, mbi të gjitha e kam fjalën për deputetët, askush nuk e vë në dyshim shumicën qeveritare, por bëhet fjalë më shumë për një diskutim brendapartiak i cili zhvillohet në parti të caktuara politike”, tha Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për iniciativën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për “Aleancën për Evropën”, kryeministri Kovaçevski tha se në vendin tonë ekzistojnë dy koncepte. Një koncept, siç theksoi ai, është për “Maqedoninë e Veriut evropiane” – koncept në të cilin partitë politike që mbështesin LSDM-në – partnerët e koalicionit, BDI, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe partitë e tjera politike që mbështesin konceptin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe që mbështetën anëtarësimin në NATO.

“Edhe nga ana tjetër, ekziston koncepti i partive politike, këtu e kam fjalën në radhë të parë për të Majtën dhe pengun e tyre VMRO-DPMNE, të cilat janë kundër anëtarësimit në NATO, gjë që e kanë konfirmuar në deklaratat e tyre publike dhe kundër anëtarësimit në Bashkimi Evropian, që mendoj se është një koncept i gabuar, sepse nuk ofron alternativë. Aq më keq, E Majta ofron një lloj alternativë ndaj Unionit Euroaziatik, që në asnjë rast nuk është në përputhje me aspiratat e qytetarëve të vendit tonë”, tha kryeministri.

Kovaçevski theksoi se dyert janë të hapura për të gjitha partitë politike që janë në favor të konceptit për “Maqedoninë e Veriut evropiane”, gjegjësisht duan të jenë pjesë e “Unionit për Evropën”.

Kovaçevski theksoi se dyert janë të hapura për të gjitha partitë politike që janë në favor të konceptit “Maqedonia e Veriut evropiane”, gjegjësisht duan të jenë pjesë e “Unionit për Evropën”.

Lidhur me pretendimet në media se ka plan të ish-kryeministrit Zoran Zaev për largimin e tij nga pushteti, Kovaçevski tha se vetë Zaev i ka mohuar ato akuza.

 

MARKETING