Kovaçevski pas memorandumit të nënshkruar: Lidhim rajonin me BE-në!
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pati konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit dypalësh dhe nënshkrimit të “Memorandumit të bashkëpunimit për krijimin e një rrjeti hekurudhor me performanca të larta ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë”.
ЌSot në kuadër të nismës “Ballkanit të Hapur”, Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve , nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e një rrjeti hekurudhor me performancë të lartë. Ky Memorandum për Bashkëpunim i referohet linjës hekurudhore që duhet të lidhë Athinë-Selanik-Shkup-Nish-Beograd-Zagreb-Ljubljanë-Salzburg. Sigurisht drejt Budapestit.
Konkretisht bëhet fjalë për aksin Shkup-Nish-Beograd dhe natyrisht degëzim që do të lidh në Shkup me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Bëhet fjalë për një hekurudhë që në fazën e parë duhet të ndërtohet në gjatësi rreth 50 kilometra në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe synimi është, siç tha kryeministrja e Serbisë, që korridori 10 të ndërtohet tërësisht me një hekurudhë të re që do të jetë nga Shkupi në Selanik pastaj nga Selaniku në Pire dhe Athinë.
Shpejtësia komerciale e kësaj hekurudhe do të jetë së paku 160 km/h, përndryshe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Serbisë tashmë po diskuton për rritjen e kësaj shpejtësie përmes dokumentacionit që po bëhet në Serbi për trenat e pasagjerëve, që do të mundësojë një rrjedhë vërtet të shpejtë, të cilin nuk e kemi pasur në Ballkan dhe që e kemi parë në vendet e Evropës Perëndimore. Qeveritë në dy javët e ardhshme do të formojnë një grup pune që do të përgatisë planin e aktiviteteve me dinamikën e realizimit të këtij projekti. Dhe kjo është pikënisja nga ku planifikojmë të fillojmë me modernizimin e sistemit hekurudhor në vend.
Korridori 10 është një korridor i rëndësishëm evropian për ne dhe rindërtimi i tij është më se i nevojshëm për të ruajtur pozicionin konkurrues në rajon dhe në përgjithësi për të zhvilluar të gjithë rajonin përmes hekurudhës së shpejtësisë së lartë. Kjo është një mundësi tjetër në kuadër të nismës rajonale për të mundësuar transport të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve jo vetëm nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt vendeve anëtare të BE-së.
Me Ballkanin e Hapur, dua t’ju kujtoj edhe përfitime të tjera që kemi bërë, e kjo është me sinkronizimin dhe njohjen e certifikatave dhe dokumentacioneve të duhura, kemi përmirësuar shpejtësinë dhe efikasitetin e transportit të mallrave, duke rritur kështu konkurrencën të rajonitЌ, u shpreh kryeministri Kovaçevski.