Kovaçevski: Nuk do të ketë ulje të pagave të funksionarëve, ka dispozita ligjore

Kryeministri Dimitat Kovaçevski, sot tha se nuk do të ulen pagat e zyrtarëve. Ai shpjegoi se paga të caktuara janë të rregulluara me ligj, prandaj është zgjidhje komplekse.
MARKETING
“Për disa nga zyrtarët ka dispozita ligjore që nuk mund të ulet paga. Për shembull, pagat e gjyqtarëve. Në këto pjesë të ligjeve, pjesa e deputetëve është e rregulluar me Ligjin për deputetët, ndërsa deputetët janë mbi ata që i zgjedhin, që është Qeveria, prandaj them se është një zgjidhje komplekse”.
“Kjo, në fund të fundit, duhet të sjellë barazi në pagesën e punës në përputhje me përgjegjësitë që ka secili në shtet. Ishim në një situatë që presidenti i një vendi kishte një pagë më të ulët se një sekretar në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, për shembull. Besoj se edhe kjo është një disbalancë, e cila duhet të adresohet në mënyrë të duhur”, tha kryeministri Kovaçevski.
Lidhur me protestat e paralajmëruara të punëtorëve të gjyqësorit dhe të Fondit për Shëndetësi, Kovaçevski thotë se është e drejtë legjitime të grevës./Telegrafi/