Kovaçevski: Me Taravarin do të bisedojmë “për të ardhmen evropiane të vendit”

Kovaçevski: Me Taravarin do të bisedojmë “për të ardhmen evropiane të vendit”

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar edhe njëherë takimin me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin me të cilin tha se do të diskutojnë për ardhmërinë evropiane të vendit. Kovaçevski gjithashtu njoftoi edhe për mbledhjen e sontme të organeve qendrore të LSDM-së ku do të debatohet për çështjet aktuale në shtet.

“ Në këtë takim do të flasim për përcaktimet programore dhe politike për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, kjo gjithsesi se ka të bëjë integrimet evropiane të shtetit, sundimin e së drejtës, lufta kundër korrupsionit, rritja  e efikasitetit të kuvendit, sjellja e vendimeve që nënkuptojnë përballje më të lehtë me krizën ekonomike dhe energjetike dhe miratimi i ligjeve reformuese që do të përmirësojnë funksionimin e shtetit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

MARKETING