Kovaçevski: Kemi vendosur ngrirjen e çmimit të vezëve dhe orizit, do të jenë në nivelin e 15 marsit 2023

Kovaçevski: Kemi vendosur ngrirjen e çmimit të vezëve dhe orizit, do të jenë në nivelin e 15 marsit 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për media ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendimi për ngrirjen e çmimit të vezëve dhe orizit.

“Çmimi më i madh i tyre do të mbeten në nivelin e çmimeve që kanë qenë më 15 mars 2023, dhe do të vlejnë deri prill 2023”, ka thënë raporton SHENJA.

Kovaçevski ka thënë se në prag të festave të Pashkëve dhe Ramazanit, prodhuesit, të paktën 70% të prodhimit të vezëve do ta plasojnë në tregun vendas ndërsa tregtarët do të vazhdojnë të furnizohen në sasitë që janë furnizuar në janar dhe shkurt 2023.

“Këto masa janë bazuar në fakte dhe analiza. Do t’i ndjekim zhvillimet në vend dhe jashtë dhe do të reagojmë sërish”, tha Kovaçevski.

 

 

MARKETING