Kovaçevski: Katër vite “TVSH-ja ime” – katër vite ua kthejmë paratë qytetarëve

Kovaçevski: Katër vite “TVSH-ja ime” – katër vite ua kthejmë paratë qytetarëve

“TVSH-ja ime” është një nga masat e realizuara më së miri, e cila jep efekt të shkëlqyeshëm dhe pikërisht për këtë shkak, sot, mbi gjysëm milionë qytetarë e shfrytëzojnë këtë mundësi për kthim të mjeteve, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e katër viteve nga zbatimi i kësaj mase.

“Këtë vit e kemi rritur limitin e kthesës nga 1.800 në 2.100 denarë për një tremujor ose 8.400 denarë në vit për një shfrytëzues, me çka janë siguruar mjete në buxhet. Gjatë katër viteve të kaluara, mbi 6,6 miliardë denarë janë kthyer prapa tek qytearët, e vetëm këtë vit në tre muajt e parë janë kthyer 1,2 miliardë  denarë. Këto janë suksese edhe të qytetarëve edhe të kompanive. Me disiplinën fiskale që e kemi nxitur me masat si ‘TVSH-ja ime’, pagesa e tatimeve është e pranuar si përgjegjësi ndaj shtetit, që sjell përfitime. Kjo është fotografia që e krijojmë për vendin tonë. Për shtet të drejtë dhe solidar, ku dëshirojmë të rriten fëmijët tanë. Që të kemi shëndetësi cilësore, arsim bashkëkohor, që të ndërtohen rrugë dhe infrastrukturë e re. Që të ketë mjaftë para për pensione, për ndihmë sociale dhe të gjitha llojet e përkrahjes financiare shtetërore dhe të lëviz shteti përpara”, shkruan Kovaçevski.

MARKETING