Kovaçevski flet për “Grupin e Zjarrit” në BDI
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga Prespa, ka folur edhe për “Grupin e Zjarrit” Brenda BDI-së.
I pyetur nëse ky grup po bën probleme në Qeveri, Kovaçevski u përgjigj.
”Nuk i bën problem Qeverisë Grupi i Zjarrit. Nuk dëshirojë të komentoj zhvillime në partitë tjera, por nëse i shihni të gjithë deputetët e BDI-së, asnjëri prej tyre nuk e ka vë në pikëpyetje Qeverinë”, ka deklaruar Kovaçevski, transmeton SHENJA.