Kovaçevski: Është vendim i Alternativës nëse do të dalin apo do të mbesin në Qeveri!

Kovaçevski: Është vendim i Alternativës nëse do të dalin apo do të mbesin në Qeveri!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e di nëse partia Alternativa e Afrim Gashit do të del nga Qeveria me hyrjen e Aleancës për Shqiptarëve dhe ndryshimit të posteve ministrore.
Sonte do të dihet vendimi se cila resorë do t’i merr ASH në këmbim të përkrahjes së Qeverisë.
“Ne jemi të pajtimit se Alternativa duhet të mbetet pjesë e shumicës, duke e ditur se po flitet për hyrje të një partneri të ri në koalicion, kjo nënkupton rritjen e shumicës dhe mandateve të deputetëve, ndërsa kjo do të thotë edhe partitë që janë në pushtet duhet të bëjnë disa përshtatje që të realizohet ajo ide. Dyert për Alternativën mbeten të hapura ngase ato janë pjesë e Qeverisë. Për vendimet e Alternativës unë nuk mund të komentoj si kryetar i një partie tjetër”, ka thën Kovaeçevski, raporton SHENJA.

MARKETING